Elizabeth Alexandra Mary lindi në 21 prill më 1926 në qendër të Londrës pranë rrugës Bruton Street. Në rininë e saj të hershme, froni nuk paramendohej kurrë se do të ishte ndonjëherë i saj. Ishte direkt pasi xhaxhai i saj Mbreti Eduard VIII abdikoi më 1936 për dashurinë e tij dhe kurora kaloi direkt tek babai i saj, George VI kur ajo ishte vetëm 10 vjeç.
Mbretëresha ishte thjesht 25 vjeç kur babai i saj vdiq dhe menjëherë ajo u be mbretëreshë më 6 shkurt të 1956. Winston Churchill ishte një nga 14 kryeministrat e parë që kaluan përgjatë regjimit të saj.
"Në një farë mënyre nuk kisha një stazh, babai im vdiq shumë i ri dhe kështu ishte shumë e papritur për të marrë përsipër dhe për të bërë punën më të mirë që mundesh," tha ajo në një dokumentar të vitit 1992.
Gjatë 70 viteve të saj në fron, Britania e Madhe pësoi ndryshime dramatike.
Sovrania më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, përjetoi vitet e ashpra të pasluftës 1950, duke i lënë vendit pasojat e viteve ’60 dhe udhëheqjes përçarëse të Margaret Thatcher në vitet ’80. E me vonë epokës së Re Laburiste me tre mandate të Tony Blair, një rimëkëmbje në kursimet ekonomike dhe më pas pandeminë COVID-19.
Qeveritë labouriste dhe konservatore erdhën e ikën, feminizmi ndryshoi qëllimin e lëvizjes dhe Britania u bë një shoqëri më kozmopolite dhe multi-etnike.
Elizabeth kaloi gjatë mbretërimit të saj prej 7 dekadash Luftën e Ftohtë, vdekjen e liderit sovjetik Jozef Stalin. Gjatë regjimit të saj ishin 14 president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga Truman e deri te Joe Biden, ajo takoi gjithashtu edhe Lyndon Johnson.
Votimi i Britanisë për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në 2016 ekspozoi ndarje të thella në shoqërinë britanike, ndërsa nacionalistët vazhduan shtytjen e tyre për një referendum të ri mbi pavarësinë skoceze që kishte potencialin të copëtonte Mbretërinë e Bashkuar.
Me kalimin e kohës, Britania evoluoi në një shoqëri më me principe, ku klasa sunduese duhej t'i hapte rrugën një shtrese të mesme në rritje, ku aristokratët nuk dominonin më universitetet më të larta dhe shumica e bashkëmoshatarëve të trashëguar humbën vendet e tyre në Dhomën e Lordëve të parlamentit.
Kaloi disa kohë dhe monarkia iu desh të përballej edhe me qëndrimin e saj të cilësuar si mospërfillës për vdekjen e princeshë Dianës.
Vdekja në vitin 1997 e Princeshës Diana, gruaja e divorcuar e djalit të madh të Elizabeth, Charles, shkaktoi edhe më shumë dëme në prestigjin publik të familjes pasi mbretëresha dhe të afërmit e tjerë fillimisht heshtën, ndërsa turma të mëdha u mblodhën në Londër për të vajtuar Dianën jashtëzakonisht popullore.
Ishte i vetmi rast gjatë mbretërimit të saj kur kishte ndonjë sugjerim serioz se ditët e monarkisë mund të ishin të numëruara. Periudha u kap në mënyrë të famshme në filmin fitues të Oskarit të vitit 2006 "The Queen", kur Elizabeth u portretizua si e sinqertë, por e keqkuptuar.
Ajo që provoi dedikim e mbretëreshës për të udhëhequr ishte pikërisht detyra e saj e fundit si monarke, ku një ditë para se të mbyllte sytë, ajo emëroi si kryeministre të vendit Liz Truss.
Vetë Elizabeth e vendosi qëllimin e jetës së saj që në moshë të re.
"Unë deklaroj para jush të gjithëve," tha ajo në një transmetim të ditëlindjes së 21-të, "se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t'i kushtohet shërbimit tuaj dhe shërbimit të familjes sonë të madhe perandorake."
Lajmi kryesor:
Mbreti Charles III mban fjalimin e parë: Do të jem i devotshëm për t'ju shërbyer me ndershmëri dhe dashuri! Nëna ime, frymëzim për të gjithë Britaninë
G.MO/ReportTv.al