Kronikë

Rrugorja e Beratit bën bilancin gjatë dy javëve: 300 shoferë të ndëshkuar për ndalim në kundërshtim me sinjalistikën

7 Tetor, 11:47| Përditesimi: 7 Tetor, 12:07

  • Share

Policia Rrugore e Beratit ka bërë bilancin e dy javëve të fundit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë janë ndëshkuar 300 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Ndërkohë në pranga ka rënë një shofer për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

janë ndëshkuar administrativisht 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

janë ndëshkuar 150 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

janë ndëshkuar 102 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

janë ndëshkuar 87 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;

janë ndëshkuar 52 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

janë ndëshkuar 300 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

janë ndëshkuar 169 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?