Kronikë

Rrugorja e Beratit bën bilancin/ Nën efektin e alkoolit dhe pa patentë, 5 të arrestuar

10 Mars, 16:12| Përditesimi: 10 Mars, 16:42

  • Share

Policia Rrugore e Beratit ka bërë bilancin gjatë 10 ditëve. Sipas njoftimit bëhet me dije se janë arrestuar për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit dhe pa leje.

Po ashtu efektivët kanë bërë edhe një inspektim mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur.

Më tej, gjatë kësaj periudhe rrugorja njofton se:

Janë ndëshkuar administrativisht 3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;

Janë ndëshkuar 226 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 

Janë ndëshkuar 91 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

Janë ndëshkuar 26 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

Janë ndëshkuar 430 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

Janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh, për përdorimin e celularit  gjatë drejtimit të mjetit;

Janë ndëshkuar 204 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?