Policia Rrugore e Korçës ka bërë bilancin në më shumë se një javë.
Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe kanë arrestuar 8 persona për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Po ashtu kanë vendosur 694 gjoba për shkelje si: tejkalim shpejtësie, parakalime të gabuara, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit apo mosvënie e rripit të sigurisë.
Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë:
Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Prioritetet janë kontrollet me testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, parakalimet e gabuara, sidomos ato në kthesa ku fushëpamja është e kufizuar, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe tejkalimet e shpejtësisë, të cilat janë burime aksidenti.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01.09.2025 - 09.09.2025:
Janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;
Janë vendosur 694 masa administrative, për shkelje si:
-drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-tejkalim shpejtësie;
-parakalime të gabuara;
-përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
-mosvënie e rripit të sigurisë.
Gjatë kësaj, janë planëzuar me shërbim punonjës policie në segmentin e rri rrugor "Qukës-Qafë Plloçë", i cili monitorohet me kamera, radar dhe dron, me qëllim konstatimin e shkeljeve dhe identifikimin e shkelësve.
Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, janë veprime të rrezikshme, që rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesive dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Komente
