Kronikë

U bllokua për 15 minuta për riparimin e një linje elektrike, trafik i rënduar në aksin Milot-Fushë Mamurras

2 Tetor, 11:22| Përditesimi: 2 Tetor, 13:51

  • Share

Bllokimi i aksit Milot-Fushë Mamurras në të dyja kahet - vetëm për 15 minuta nga Rrugorja e Lezhës solli trafik të rënduar.

Edhe pse uniformat blu njoftuan më herët qytetarët se ky bllokim u bë për shkak të riparimit të një linje elektrike, trafiku në këtë aks ishte i pashmangshëm.

Situata u normalizua sërish pas ndërhyrjes së policisë.

"Policia Rrugore njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras. 

Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.  

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore", njoftoi sot policia.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?