Kronikë

Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara

17 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:18

  • Share

Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e 2 javëve të para të muajit shkurt. Në njoftimin e publikuar ata informojnë se janë arrestuar 8 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë janë hetuar 4 të tjerë, për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.   

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, Rrugorja bën me dije se: 

Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar;  

Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike; 

Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 

Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 

Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;  

Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 

Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme; 

Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. 

Në fund Rrugorja e Shkodrës bën thirrje për qytetarët të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?