Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka vendosur 14 496 gjoba në një javë.
Të paktën 15 shoferë janë arrestuar për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje ndërsa nga ana tjetër Rrugorja bën me dije se ka pezulluar 21 leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve:
49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale;
40 automjete janë bllokuar;
janë vënë 14 495 masa administrative;
21 leje drejtimi janë pezulluar;
Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Komente
