Kronikë

Rrugorja e Tiranës bën bilancin/ Gjatë 72 orëve 19 automjete të parkuara gabim u hoqën me karrotrec! 11 shoferë në pranga dhe nën hetim

3 Korrik, 12:58| Përditesimi: 3 Korrik, 13:06

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin gjatë 72 orëve të fundit. Në njoftimin zyrtar Rrugorja bën me dije se 11 shoferë kanë rënë në pranga/ nën hetim.

Ndërkohë 19 makina të parkuara gabim u hoqën me karrotrec.

Rrugorja apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht mosparkimin e automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose te korsia e biçikletave.

Njoftimi i plotë:

Fokuset e monitorimit:

Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;

Si rezultat i kontrolleve:

19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;

Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;

Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;

Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Kontrollet vijojnë.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.

Siguria juaj, prioriteti ynë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?