Rrumbullaku: Pati revoltë të dhunshme brenda kampit MEK! Identifikuam dhunuesit e policisë, do dalin urdhërndalimet

20 Qershor 2023, 18:25| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 18:54

  • Share

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku tha se brenda kampit ka pasur revoltë të dhunshme të muxhahedinëve të cilët kanë sulmuar policët dhe bllokuar mjetet e tyre. Nga ana e saj policia ka përdorur vetëm spraj.

Rrumbullaku shtoi se i kishte kërkuar leje prokurorisë për të vënë në dispozicion të gazetarëve dhe të publikut pamjet e filmuara me dron dhe të kamerave që efektivët kanë pasur në trup, si provë se muxhahedinët kanë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe jo e kundërta

“Ishte revoltë e dhunshme. Bllokuan mjetet policore. Kemi kërkuar leje nga prokuroria për të vënë në dispocizion të gazetarëve pamjet. Do i shikoni me sytë tuaj. Policia nuk ka ushtruar nuk ka ushtruar dhunë. Vetëm ka përdorur spraj individual dhe pjesa tjetër ka qenë spostimi dhe hapja e rrugës për mjetet policore.

Gjithashtu ai tha se do të dalin urdhërndalime për anëtarët që ushtruan dhunë dhe drejtuesit që nuk bashkëpunuan.

“Kemi identifikuar personat e përfshirë në sulmin ndaj policisë. Përkundrejt identifikimit dhe pamjeve, policia e ka pasur të gjithë zonën nën monitorim me dron. Do dalin masat e ndalimit për personat e përfshirë në dhunë edhe për drejtuesit që nuk bashkëpunuam për çështjen. Janë konstatuar veprime nga ana e individëve të veçantë për të asgjësuar dhe larguar ato çka kërkohej mbi bazën e vendimit të gjykatës."


Lajmi kryesor:

Kontrollet në MEK, Rrumbullaku: Revolta e muxhahedinëve e dhunshme, kur zbuluam 17 godina me servera! Çuçi: S’u prek njeri me dorë, lënduan 15 policë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?