Opinion

Rrumpallitet/ Pretendon 1 milionë kopje por libri iu shit vetëm 76 kopje

5 Prill 2021, 14:34| Përditesimi: 5 Prill 2021, 14:36

  • Share

I ka humbur të gjitha betejat elektorale 8 vitet e fundit, por kësaj here kërkon ma patjetër të fitojë më 25 prill e të bëhet kryeministër. Për të joshur elektoratin, i kanë botuar edhe një libër me 98 faqe me çmimin 10 mijë lekë të vjetra natyrisht, ku evokon jetën e tij të thatë e pa nerv. Ka gati një muaj që ia kanë nxjerrë në treg ndërkohë unë sot kreva një vëzhgim në tre libraritë më të mëdha të kryeqytetit dhe ja inventari:

Libraria Adrion, libri i Lulzim Bashës, janë shitur 69 kopje.

Libraria Albania, libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 4 kopje.

Libraria TiranaBoooks, libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 3 kopje...

Mos u çudisni kur ta pyesin ndonjë ditë ku i gjete lekët që bleve 3 vilat e shtrenjta në Tiranë, do u thotë janë lekët e fituara nga shitja e librave!

P.s/ Pas këtij postimit tim, ka për të dalë qarkore e brendshme partie që gjithë militantët ta blejnë me detyrim librin.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 05/04/2021 19:13

    Hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?