Sociale

Rrushi në Roskovec shitet me 25 lekë/kg, fermerët ankohen: Duhen politika për promovimin e produkteve lokale

31 Gusht, 15:45| Përditesimi: 31 Gusht, 15:48

  • Share

Vreshtarët e Luarit në Roskovec po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të çmimit shumë të ulët të rrushit, që nuk mbulon as kostot e prodhimit. Numri i kultivuesve është përgjysmuar krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa shumë prej tyre kanë braktisur vreshtat për t’i kthyer në ullishte.

***

Çmimi prej 25 lekësh  për kilogramë i rrushit, është tepër i ulët dhe nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit për vreshtarët e Luarit në Roskovec.

Siç tregojnë vetë fermerët, dikur kjo zonë numëronte rreth 50 vreshtarë, ndërsa sot numri i tyre është përgjysmuar.

Beqo Toska, kultivues prej 25 vitesh, sqaron se nga 1 hektarë që posedonte dikur, sot sipërfaqja e mbjellë me rrush arrin në dy dynymë e gjysmë.

Ai thotë se mungesa e tregut, ndër vite, ka bërë që toneleta të tëra me rrush të kalben, duke u shkaktuar fermerëve dëme të pallogaritshme financiare.

Ndërkohë, dy vëllezërit Mitat e Landi Shusha, janë ndër të paktët kultivues të cilët e kanë gjetur tregun me shoqërinë e tyre, duke e shitur jo vetëm raki, por edhe verë. Megjithatë ata përballen me një tjetër problematikë: mungesën e fuqisë punëtore.

Fermerët  kërkojnë më shumë politika mbështetëse nga shteti. Luari është pjesë e projektit “100 fshatrat”, që sipas fermerëve, duhet t’i japë më shumë prioritet promovimit të produkteve të zonës.

 

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 31/08/2025 16:37

    Shqiperia nuk ka nevoje per politika promovuese, por per ngritjen e Industrise Ushqimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmendet trafiku, kush e ka përgjegjësinë?