Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron

Rrëfim i rrallë, Brigitte tregon pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel Macron: Ai ra në dashuri me mua kur ishte 15 vjeç

17 Nëntor 2023, 15:17| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 15:18

  • Share

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka folur në një intervistë për dyshimet që kishte për zyrtarizmin e lidhjes së saj me presidentin francez, 25 vite më të ri dhe arsyet që e detyruan të shtynte martesën.

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me të dashurin e saj tani 45-vjeçar.

Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila tashmë ishte e martuar. Atëherë 40-vjeç, ajo jepte mësime për dramë në shkollën katolike dhe vajza e saj ishte shoqe klase me Macron.

“Romanca” e nisur mes tyre shkaktoi skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen e tij dhe synimi për të mbajtur një marrëdhënie me të ishte shumë  e madhe, raporton The times.

Ajo pranoi se në atë kohë i tha vetes se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij ndërsa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi.

Brigitte dha dorëheqjen nga puna, por, sipas saj, e vetmja gjë që e pengoi atë të bashkohej zyrtarisht me Macron ishte mendimi i fëmijëve të saj, pasi ajo nuk donte t’u “shkatërronte jetën”.

“Mu deshën 10 vjet. Por nuk doja të humbisja rastin për të jetuar e lumtur”, tha ajo.

Kujtojmë se se djali i Brigitte është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat e saj 46 dhe 39 vjeç sot nuk kanë shumë diferencë me bashkëshortin e dytë. Brigitte tha se nuk e dinte se çfarë do të mendonin prindërit e saj që ajo do të martohej me ish nxënësin e saj por zbuloi se vëllezërit e motrat e saj ndonjëherë e ngacmonin për thashethemet rreth marrëdhënies së saj me Macron.

Çifti më në fund u martua në vitin 2007, pas divorcit të Brigitte nga burri i saj Andre-Louis Ozier. Zonja e Parë e Francës ka folur për përditshmërinë e saj me bashkëshortin, diçka që zakonisht e shmang në intervistat e saj. Pavarësisht se kanë 16 vite që janë të martuar, Brigitte tha se Emmanuel Macron ende e befason dhe e admiron me kujtesën dhe inteligjencën e tij mbresëlënëse.

“Kam pasur shumë nxënës të zgjuar në karrierën time dhe asnjëri prej tyre nuk ka aftësitë e veta. E kam admiruar gjithmonë”, tha ajo.

Çifti shijon jetën e tyre të qetë në Pallatin Élysée, me Brigitte duke gatuar mëngjesin e bashkëshortit të saj dhe ndonjëherë darkën. Ndërsa Macron kalon ditën e tij me detyrat e tij si president, Brigitte është e përfshirë në projekte bamirësie që shpesh kanë të bëjnë me arsimin.

Ajo thotë se tashmë është mësuar me kritikat që i bëhen pas kaq vitesh në qendër të vëmendjes dhe tani nuk i shqetësojnë aspak komentet për veshjet e saj.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?