TIRANË- Një sekondë dhe çdo gjë ndryshoi në jetën e Negina Azinit....
E reja afgane u desh të braktiste çdo gjë, jetën e saj në Kabul, familjen dhe qytetin e saj të dashur,....
Negina, brenda natës la telajon e saj të dashur dhe rrugët e gjallëruara nga duart e saj, iu kthyen errësirës së përhershme.....
Gjeti strehë në vendin tonë, por la familjen e saj pas. E trishtuar, mes lotëve që fsheh Negina Azini, rrëfen për Report TV, jetën e saj para talebanëve, familjen dhe peripecitë. Tani ka nisur një udhëtim të ri e të paditur.....
Gazetarja Suada Mehmetaj: Fillimisht shumë faleminderit që pranove të flasësh me ne!
Negina: Faleminderit
Gazetarja Suada Mehmetaj:: Si po ndihesh në Shqipëri?
Negina: Në fakt janë ndjesi të ndryshme, për të gjithë ne këtu! Ne e dimë që ne jemi të sigurte këtu por ne jemi të vetëdijshëm që familjet tona nuk janë të sigurta në Kabul. Ata janë ende në Kabul dhe ne jemi vetëm këtu! Në fakt sdi të them nëse ndihem mirë apo jo, por definitivisht di të them se është tejet e vështirë për ne, është e vështirë që ta përballojmë këtë situatë dhe të kemi një ndjesi pozitive.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Ti po më tregoje më pare se ke studiuar për Art dhe që vizatoje në rrugët e Kabulit. Sa e vështirë ishte për ty të bëjë këtë gjë në atë periudhë?
Negina: Unë kam studiuar në dy degë, njëra për Shkenca Politike dhe tjetra për Art. Jam e diplomuar nga Universiteti i Arteve të Bukura në Kabul, Afganistan. Në Afganistan ne nuk kishim shumë probleme, ne e bënim punën tonë dhe përmbushnim përgjegjësitë tona në shoqërinë tonë dhe duhet të them se ne ishim me të vërtet shumë të lumtur. Nuk ishte një problem shumë i madh për ne të pikturonim në rrugë. Ne arritëm të bënim vepra shumë të mira në shoqërinë tonë dhe me të vërtetë ishte një gjë shumë e mirë.
Gazetarja Suada Mehmetaj: A mund të na tregosh diçka më shumë për vështirësitë që kishe për të ardhur këtu, sepse ne tanimë e kemi parë të gjithë se ishte shumë e vështirë të ishe në aeroplan për tu larguar nga Kabuli? A mund të na tregosh më shumë për rrugën dhe sa e vështirë ishte të vije këtu?
Negina: për shumicën e njerëzve ishte e vështirë të hynin në brendësi të aeroportit të Kabulit. Por për ne jo, sepse organizata për të cilën ne punonim arriti në një mënyrë shumë të shpejtë të na fusnin në brendësi të aeroportit. Kështu që ne nuk patëm probleme të mëdha për të hyrë në brendësi. Gjatë pritjes në aeroport kishte disa probleme por jo aq shumë.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Janë shpërndarë disa imazhe nga Doha, Katar, nuk e di` nëse ti je transferuar atje pas Kabulit të cilat tregonin imazhe tejet të vështira, që nuk ishte ushqim të përshtatshëm, qe vendi ishte totalisht i papastër. A është kjo e vërtetë?
Negina: Ne u nisëm nga Kabuli në Dubai. Ne ishim me të vërtetë në një vend të mirë dhe kishim shumë lehtësi, ne kishim ushqim të mirë dhe çdo gjë tjetër. Por ne nuk na lejohej të dilnim jashtë, nuk na lejonin të dilnim. Por ushqimi ishte shumë i mirë.
Gazetarja Suada Mehmetaj: A mund të më thuash se a ke arritur të komunikosh me familjen tënde e cila ende gjendet në Kabul dhe në çfarë gjendje gjenden ata?
Negina: Po fatkeqësisht familja ime gjendet ende në Kabul dhe ata nuk gjenden në një situatë aspak të mirë. Unë mund ta ndiej dhimbjen e tyre, mund t’i ndiej ende ata. Ata nuk mund të dalin jashtë lirisht dhe nuk mund të sigurojnë çdo gjë që ata duan. Sepse siç e dini nuk ka më punë, prandaj si mund të jenë ata në gjendje për të siguruar paratë kur nuk ka punë. Si mund të sigurojnë ushqime dhe të vazhdojmë me jetën e tyre ? Unë mund të flas me ta, por ata janë shumë të shqetësuar për mua dhe unë jam shumë e shqetësuar për ta.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Do të doja të dija nëse ke motra që jetojnë ende në Kabul? Si e sheh jetën e tyre dhe të grave në Afganistan, pasi talebanët u rikthyen në pushtet?
Negina: Unë kam një motër dhe dy vëllezër dhe ata gjenden ende në Kabul. Nuk arrij të shoh asnjë të ardhme për ta. Ka vetëm një të ardhme të errët që i pret. Motra ime është një studente e literaturës angleze dhe aktualisht ndjek vitin e tretë të studimeve të saj por tani ajo është në shtëpi dhe nuk mund të shkojë në universitet. Jam shumë e shqetësuar për të. Nuk ka të ardhme për ta. Jo vetëm për gratë, por edhe për burrat, për djemtë, për të gjithë. Nuk ka jetë, ata nuk mund të marrin më frymë lirisht. E gjitha ç’mund të them është se jeta në Kabul është më të vërtetë e vështirë.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Bazuar në atë çfarë kam studiuar dhe kam lexuar kohët e fundit situata e të rinjve në vend është përmirësuar ndjeshëm, të paktën gjatë 20 viteve të fundit. A mendon ti se do ta kenë të vështirë të përshtaten me këtë sistem të ri që talebanët u prezantojnë apo ata do të mundohen të lënë vendin me ata do të mundohen të lënë vendin me çdo kusht?
Negina: është tejet e vështirë të mësohesh me këtë situatë. Të lësh çdo gjë pas krahëve dhe të mësohesh me një jetë të re....por në fakt nuk është një jetë e re, është të ecësh në errësirë... në një rrugë komplet të errët. E vetmja gjë që mund të them është se për ta do të jetë tejet e vështirë.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Kur u largove nga Afganistani, a të thanë se cili do të ishte destinacioni yt final? A do të qëndrosh gjatë në Shqipëri apo do të zhvendosesh për në SHBA?
Negina: Na është thënë se do të jemi në Shqipëri vetëm për disa muaj, por destinacioni ynë përfundimtar është SHBA. Ne shpresojmë që të jetë SHBA, sepse nuk e dimë me siguri.
Gazetarja Suada Mehmetaj: ne shpresojmë që më të vërtetë të jetë ashtu dhe që ti të jesh në gjendje të marrësh familjen tende afër dhe të jeni të sigurte. Sepse besoj se nuk aspak e lehtë të gjendesh këtu pa ata dhe duke e ditur që ata nuk janë të sigurte në Kabul, sepse askush nuk e di se çfarë po ndodh realisht në Kabul.
Negina: Shpresoj:
Gazetarja Suada Mehmetaj: Të gjithë urojmë këtë gjë! Do të doja diçka të fundit nga ti, a ke një mesazh për njerëzit këtu? Për të ndihmuar në një formë apo tjetër të gjithë njerëzit në Kabul?
Negina; Këtu njerëzit janë shumë të mirë, unë mund ta ndiej këtë gjë. U jam me të vërtete shumë mirënjohëse, për ndihmën që po na japin. Le të lutemi për Afganistanin, për jetët e tyre dhe familjet që gjenden ende atje. Ne nuk dëshironim të ndodhte një gjë e tillë, ne nuk donim që të ktheheshim mbrapa ne donim të ecnim përpara. Por ndodhi kjo. Ata nuk na lejuan.
Gazetarja Suada Mehmetaj: Nuk munda ta ndal veten dhe doja të të bëja këtë pyetje. A ëndërron që të kthehesh në vendin tënd? Sepse teksa flisje po të imagjinoje në rrugët e Kabulit, duke bërë atë që dëshiron më shumë, të vizatosh. A mendon se mund të kthehesh në vendin tënd në të ardhmen e afërt dhe të bësh atë që do?
Negina: Shpresoj. Me të vërtet shpresoj që një ditë të kthehem në vendin tim, të bëj artit tim, artin tim të rrugës dhe të shoh familjen time, vendin tim dhe vendlindjen time. Me të vërtet e shpresoj këtë gjë.
E ndërsa ndahemi së bashku, ajo që mund të shihja ishte një dritë shprese dhe një lutje e brendshme..... lutje që të jetë e sigurte... lutje për një të ardhme të sigurte... lutje që familja e saj të vij këtu....
I hope .... I hope....
Artistja e rrugëve, Negina Azini për Report TV
Pjesa me e madhe e afganeve ishin dakord me talibanet per derisa nuk zbrazen as edhe nje fishek kunder tyre.Lirine nuk ta dhuron askush,duhet ta fitosh,dhe gjithmone fitohet ne gjak.Duke pare imazhet e Kabulit? Te jep pershtypjen qe te gjithe duan te ikin nga erresira,por nga ana tjeter asnje lloj resistence kunder erresires se talibaneve.Sigurisht qe kjo pjese ku ben edhe kjo artistja, jane te rrezikuara nga shtazat e shekullit te 15 dhe te tradhetuar nga perendimi,por pjesa tjeter u duk se ju pelqen jetesa nen talibane, per deri sa i priten me krah hapur.
Përgjigju