Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha në Report Tv: Nëse hetohet, do zbardhen një zinxhir ngjarjesh kriminale

29 Dhjetor 2018, 18:37| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 20:36

  • Share

TIRANË- Rrëmbimi i Aurel Gunit nga Bexhet Mosmuca, me porosi nga një grup kriminal i njohur në Elbasan është tema e diskutimit në studion e lajmeve në Report Tv. I ftuar në studio është gazetari Artan Hoxha, i cili denoncoi këtë ngjarje në një shkrim të publikuar sot. (LEXO KËTU). Gazetari Artan Hoxha tha se kjo ngjarje është tipike mafioze. Gazetari tha se Guni shpëtoi falë dy policëve të cilët ishin pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Hoxha foli edhe për rolin e Policisë së Shtetit, dhe tregoi se Policia e Shtetit, hezitoi kur mori vesh se kush fshihej pas këtij rrëmbimi. Gazetari Artan Hoxha tha se nëse Policia dhe Prokuroria do të arrijnë të zbardhin këtë rrëmbim atëherë do ti jepet zgjidhje një sërë ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Për këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Shtetit (LEXO KËTU), e cila në një njoftim zyrtar bëri me dije se për këtë ngjarje është ndaluar edhe një femër, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.

Ora 20:02
Gazetari Artan Hoxha: Hetimi i kësaj ngjarjeje, zbardh një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në Elbasan

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, gjatë bisedës me gazetaren Migena Sotiri, u shpreh se nëse hetimi i tentativës së rrëmbimit të Aurel Gunit do të shkojë deri në fund, atëherë shumë ngjarje të tjera kriminale do të zbardhen. “Për mua s’ka rëndësi ministri i radhës. Paratë e këtyre grupeve vijnë nga jashtë. Pati arrestime vitin e shkuar, u ndërrua kupola drejtuese. Xhafaj tha se do t’i godasim. Tha se nuk iu dinte mbiemrat, por e rëndësishme është që të mos lejohet që banorët të jenë nën presion. Bizneset nuk operojnë lirisht. Grupe të tilla kështu funksionojnë. Pengmarrjet që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Elbasan e tregojnë mësë miri këtë gjë. Por unë di të them, që nëse kjo ngjarje zbardhet, atëherë do të zbardhen edhe shumë ngjarje të tjera kriminale në këtë qytet.”-u shpreh gazetari.

Ora 19:53
Gazetari Artan Hoxha: Aurel Guni u rrëmbye për t’i marrë informacion për bandën rivale në Elbasan

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e lajmeve tregoi edhe arsyen pse Bexhet Mosmuça rrëmbeu Aurel Gunin. “U rrëmbye për t’i marrë informacion për një bandë tjetër.”-tha Hoxha.

Ora 18:45
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha: Banda ka 20 vite që operon në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, tha se tentativa për të rrëmbyer shtetasin Aurel G., në Elbasan është tipike mafioze. Gazetari tha se ka patur hezitim nga policia, pasi banda e cila urdhëroi rrëmbimin, ka 20 vite që operon në Elbasan.

Është një ngjarje që të lë një shije të keqe, tipike mafioze. Kemi denoncuar ngjarje të tilla në Vlorë dhe në Shkodër, i kemi denoncuar para se të ndodhin dhe kemi këtë bilanc me persona të zhdukur dhe me kufoma që s’dihet ku janë. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite. Nuk e përdori armën, ndoshta ngaqë kishte edhe dëshmitarë. Kishte dy policë në Elbasan, një grua. Kërkoi ndihmën e tyre, autori mori makinën dhe u largua me shpejtësi. Viktima u paraqit në drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ai më tha se kishte konstatuar hezitim. Kemi të bëjmë me një grup që ka 20 vite në Elbasan, që iu ka shpëtuar furtunave. Banda shumë e njohur në Elbasan. Në momentin kur dha deklarimin hasi në faktin që nuk iu ofrua mbrojtje, por iu kërkua që të shkonte në spital për të parë nivelin e dëmit që ka marrë nga goditja.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bossi: 30/12/2018 00:59

    Komentone qa shkruajta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?