Bota

Rrëzimi i avionit në Itali, zbardhet komunikimi i fundit i Kullës së Vrojtimit me pilotin: Pse devijove? Përgjigja e çuditshme që mori...2 pistat kryesore të hetimit

4 Tetor 2021, 09:05| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 10:56

  • Share

ITALI- "Pse devijove, për të shmangur turbulencat"? Ishte ky komunikimi i fundit i kullës së vrojtimit me pilotin Pilatus PC-12, i cili një ditë më parë u rrëzua duke i marrë jetën 8 personave, mes tyre miliarderi rumun Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë. Përgjigjja ishte thjesht një "Jo". 3 minuta pasi u nis, avioni ka devijuar rrugën në mënyrë krejt të papritur pa njoftuar kontrollorët që menaxhojnë trafikun ajror në veri-perëndim të Italisë.  Më pak se 1 minutë nga ai komunikim, që nuk thoshte asgjë, avioni u zhduk nga radarët dhe më pas humbet mes lartësisë. Në atë momente, ai u rrëzua dhe u përfshi nga flakët, ku për pasojë u regjistruan 8 viktima.

Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit do të hedhin dritën mbi shkaqet, ku pritet marrja e të dhënave nga "Kutia e Zezë". 2 pistat kryesore që po hetohen janë problemet në motor, si edhe është vënë në pikëpyetje përvoja dhe certifikimi i pilotit. 

Avioni Pilatus rumun PC -12 kishte mbërritur në Milano nga Bukureshti më 30 shtator. Në të udhëtonte miliarderi rumun, pronar i një firmë të madhe ndërtimi, i një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, endë të paidentifikuar. 

Sipas ekipeve të shpëtimit imazhet ishin tronditëse. Mbetjet e avionit u shpërndanë në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes, e ndërsa disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?