Kronikë

Përdorej për trafik kanabisi? Avioni pa asnjë shenjë identifikimi rrëzohet në Vermosh, zero kontakt me shërbimet e aviacionit civil! Arratiset piloti, e morën me një fuoristradë të bardhë

4 Tetor 2021, 12:40| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 10:42

  • Share

VERMOSH- Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni u ul në livadh të Vermoshit, 200 m pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi, rreth orës 09:00, por nuk ia doli! Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me një pemë pishe ku dhe pësoi defekte në strukturë. Referuar dëshmisë ekskluzive që kryeplaku i fshatit ka bërë për Report Tv, Prek Vata në vendngjarje janë parë dy persona, që mendohet të jetë piloti dhe personi tjetër që ka ardhur dhe e ka larguar me shpejtësi nga livadhi me Fuoristradë të bardhë

Burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni nuk ka qenë në kontakt me shërbimet e aviacionit civil dhe për këtë arsye çështja i është referuar organeve të policisë vendore atje për të marrë të dhëna. Burimet thonë se një grup nga Shërbimi i Incident/Aksidenteve është nisur për në vendngjarje. Organi në fjalë ( Inc/ Aksident/Investigation) është organ i pavarur në mënyrë që të jetë transparent në dhënien e ekspertizës.

Sipas dëshmisë së barinjve në ato zonë, 2 personat identiteti i të cilit nuk dihet ende, janë larguar me një Fuoristrade të bardhë, ku gjurmët e makinës janë ende të dukshme. Barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk janë lejuar, se si janë ndaluar është ende e paqartë. E gjithë kjo ngjarje ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për trafik të drogës, nisur edhe nga fakti se kryeplaku thotë se në këtë zonë ka pasur parcela me kanabis si edhe operacione nga policia për shkatërrimin e tyre. Dyshimet thellohen edhe sepse gjithë avionët e këtij lloji kanë një kod në bishtin e saj, por te ky avion i rrëzuar sot në Vermosh nuk duket asnjë shenjë identifikuese.

Kush është piloti dhe personi tjetër, në çfarë ore ka mbërritur avioni, a ka pasur leje fluturimi? Cila ka qenë pesha e tij në fluturim? Sa karburant ka patur në sabrator? Funksiononin apo jo pajisjet e transmetimit GPS, si dhe shpejtësia e fluturimit, këto janë disa pyetje që nuk kanë marrë ende një përgjigje. Siç shihet në foto që Report TV, brenda në avion ka pasur disa bimë, por nuk dihet se çfarë lloji janë. Gjithashtu një detaj është se mund të ketë pasur edhe një modifikim të vendit të pasagjerit, për të hapur më shumë hapësirë. Qëllimi? Nuk dihet ende.

Kjo skenë rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg kanabis sativa si edhe rastin e pilotit italian Guido Guidi, i cili pranoi se do të transportonte 200 kg kanabis, por në momentin e gjetjes së avionit në Ishëm në bordin e avionit nuk u gjet drogë.

Avioni i rrëzuar

 

 

 

Ora 13:56
Flet kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe: Banorët donin t'i vinin në ndihmë, s’i kanë lejuar, u kanë thënë nuk kemi problem

Tonin Marinaj kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe në një prononcim për Report Tv tha se banorët e zonës aty pranë kanë dashur që t’u vijnë në ndihmë, por ato si kanë lejuar duke u thënë se nuk kanë asnjë problem. Marinaj tha se policia po zbardh ngjarjen dhe se paraprakisht nuk mund të konfirmojë nëse bëhet fjalë për trafik kanabisi.

‘Është ulur një mjet i llojit helikopter dhe sipas banorëve ka tentuar që të çohet, janë afruar disa banorë aty dhe ju kanë ofruar ndihmë nëse kanë diçka problematikë për shëndetin dhe nuk i kanë lejuar. U kanë thënë ‘Jo nuk kemi problem, mos u afroni’, dhe banorët nuk janë afruar. Njerëz të dëmtuar nuk ka. Unë nuk jam në gjendje që t’ju them nëse bëhet fjalë për trafik kanabis, nuk dimë se mjeti i kujt ka qenë dhe se çfarë ka brenda këtë do ta zbardhe policia.’- tha Marinaj.

Ora 13:36
A kishte leje apo plan fluturimi avioni që u rrëzua në Vermosh, Autoriteti Civil: Po verifikojmë dhe me autoritetet e tjera, edhe ato vendore

1633347409_1633345959avioni1.jpg

Report Tv bën me dije se Aviacioni Civil po verifikon me autoritete e tjera, përfshirë edhe ato vendore lidhur me rrëzimin e avionit në livadh të Vermoshit. Ende nuk ka një informacion nëse është pajisur me leje apo plan fluturimi.

Ora 12:57
Kryeplaku i Kelmendit për Report Tv: Pilotin dhe pasagjerin, erdhi një makinë i mori! Nuk u lejuan barinjtë që të afroheshin! Këtu ka pasur kanabis të kultivuar

Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata për Report Tv ka deklaruar se pilotin ka ardhur një makinë dhe e ka marrë duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka deklaruar se avioni është ulur fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë.

"Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe trung pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t'u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë", tha ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2021 23:14

    Ka fluturuar poshte radareve.Rasti i mire per t'u hetuar nga anti-droga e SHISH-i.Avioni si cdo gje mekanike ka nje numer shasie.Fillojeni qe aty.

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/10/2021 18:42

    O Rame beja nje piste ne Vermosh ketyre turistave ekologjik…

    Përgjigju
  • Arbër: 04/10/2021 18:04

    Tani ka filluar importi nga jovanjica e Serbis, oppen balkan

    Përgjigju
  • Fadili: 04/10/2021 16:03

    Ajri I paster I maleve e ben me bio prodhimin

    Përgjigju
  • emri: 04/10/2021 15:25

    jo me lal ngateroi rrugen dhe u perlpas ne ate fushezen aty. po sigurisht qe ka lidhje me veprimtari kriminale. ata u larguan ne drejtim te "paditur" dhe aty ngeli vetem hekuri i avionit qe do behet scrap. as hera e pare e sigurisht qe nuk eshte fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?