Hapet gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar

31 Maj 2023, 21:43| Përditesimi: 31 Maj 2023, 21:50

  • Share

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka hapur procedurën për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Faza e aplikimit do të jetë e hapur 10 ditë siç e përcakton ligji, duke nisur nga mbledhja plenare (30 maj) që zyrtarizoi nisjen e procesit për plotësimin e vendit vakant në krye të medias publike shqiptare, deri më 8 qershor.

Të gjithë kandidatëve që janë të interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre sipas kritereve të pasqyruara në faqen zyrtare te web-it RTSH.AL, seksioni “NJOFTIME”.

Nuk lejohen të kandidojnë ata që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, ata që janë anëtarë partish politike apo organizatash politike, ata që janë të zgjedhur në pushtetin vendor.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021. Dorëheqja e tij erdhi pasi më pas u emërua në postin e  zv.Ministrit të Mbrojtjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • niku: 01/06/2023 11:04

    vazhdon tallja...po drejtorin qe ishte me cfare konkursi u zgjodh po gjith drejtoret..me cfare konkursi zgjidhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?