Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë: Pajisje të reja të teknologjisë së lartë për Qendrën Sotir Kolea, aneksin e Bibliotekës Kombëtare

2 Qershor 2023, 16:26| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 17:12

  • Share

Sot Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, Drejtuesja e UNOPS në Shqipëri, Pamela Lama, specialistë të tjerë të fushës dhe përfaqësues të medias vizituan Qendrën Sotir Kolea (Njësia e Restaurimit të Fondit të Bibliotekës Kombëtare). Ata u mirëpritën nga Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, i cili i shoqëroi të ftuarit në dhomat e mahnitshme të bibliotekës, duke demonstruar pajisjet e reja dhe duke u shpjeguar  veçoritë e tyre.

Në qendrën “Sotir Kolea”, aneks i të Bibliotekës Kombëtare, u dorëzuan pajisje të teknologjisë së lartë dhe moderne, që do të ndihmojnë në konservimin dhe aksesimin e librave online, duke kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Këto pajisje, me vlerë 668,922 Euro, përfshin servera, skanera të librave dhe të barkodeve, laptopë, tableta, pastrues të specializuar, dezinfektues dhe dhoma tharje, makina pastrimi për heqjen e aciditetit të letrës së librave, etj., të cilat do të rrisin ndjeshëm shërbimet e bibliotekës.

Pas vizitës, në Sallën Franceze të bibliotekës u zhvillua ceremonia e nisjes së fazës së dytë të programit të granteve të EU4Culture 'Rikrijo të shkuarën, ndërto të ardhmen 2'. Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtueses së UNOPS Shqipëri, Pamela Lama, ndjekur nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

14 organizata të shoqërisë civile do të marrin grante për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik përmes trashëgimisë kulturore. Programi i granteve EU4Culture fokusohet në shfrytëzimin e zejeve tradicionale dhe turizmit kulturor për nxitjen e zhvillimit social-ekonomik në komunitetet lokale. Grantet e akorduara në fazën e dytë të programit, me një shumë totale prej 590,785,16 dollarë (rreth 551,025.32 Euro) do të mbështesin nismat e shoqërisë civile që synojnë zhvillimin e artizanatit, turizmit inovativ, platformave digjitale dhe eventeve kulturore në bashkinë e Tiranës, Mirditës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës dhe Krujës, trashëgimia kulturore e të cilave ështe prekur nga tërmeti i vitit 2019.

“Jemi krenarë që po e mbështesim Shqipërinë nëpërmjet programit tonë EU4Culture, për mirëmbajtjen e librave unikë në Fondin e Bibliotekës Kombëtare, duke e furnizuar atë me një sërë pajisjesh moderne për restaurimin dhe ruajtjen e librave dhe gazetave. Biblioteka luan një rol kritik në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe lehtësimin e aksesit publik në informacion. Ky është një ilustrim më shumë se si BE është e pranishme në Shqipëri dhe vazhdon t'i qëndrojë përkushtimit të saj ndaj popullit shqiptar!” - u shpreh Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

“Është bërë një punë e lavdërueshme për të nxjerrë në dritë godinën e harruar të Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, për katalogimin dhe sistemimin e librave. Por nuk mjafton vetëm restaurimi i godinës dhe sistemimi i librave. Duhet të mendonim edhe për të ardhmen e kësaj pasurie. Këtu na erdhi në ndihmë Bashkimi Evropian duke mundësuar pajisjen e kësaj biblioteke me aparatura moderne për digjitalizimin, ruajtjen, pastrimin, restaurimin e librave. Falë digjitalizimit ky fond do jetë i aksesueshëm edhe online, çka jo vetëm i vjen në ndihmë lexuesit kudo që ai është, por edhe ruan kopjen fizike të librit.”- u shpreh Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Pamela Lama, Drejtuesja e UNOPS në Shqipëri shprehu mirënjohjen e saj për Delegacionin Evropian në Shqipëri që zgjodhën UNOPS-in si partner të besuar në zbatimin e këtij projekti dhe Ministrinë e Kulturës për bashkëpunimin e tyre të frytshëm.

“Këto pajisje do të sigurojnë standardet më të larta të ruajtjes dhe restaurimit të librave, do të përmirësojnë efikasitetin duke lejuar trajtimin e një vëllimi më të madh librash brenda një afati më të shkurtër kohor dhe do të rrisin qasjen në koleksionet e librave nga studiuesit dhe publiku. Ky mund të jetë gjithashtu një model për t’u ndjekur nga  bibliotekat dhe arkivat e tjera në të gjithë vendin." - vuri në dukje Pamela Lama, Drejtuesja e UNOPS në Shqipëri.”

Organizatat dhe projektet përfituese të thirrjes së dytë të granteve

CEAPAL - in support of the “Consolidate, Digitise and Promote the Cultural and Heritage touristic offering of Mirdita community and region, in support of future proof sustainable tourism development” project.

ANEI Organisation - in support of the “Local Cuisine Preservation as Investment for the future and Tourism Offer of Mirdita” project.

Milieukontakt Shqiperi - in support of the “Sustainable Tourism Development of Mirdita through Promotion of Culture Heritage” project.

TED Centre -in support of the “Albanian Youth – the future of Culture Heritage”

Tradita Popullore - in support of the “FIND YOUR OWN ROOTS” project.

Smart Processes Institute -  in support of the “AORTAS - TirAna Open HeRitage CulTure And TouriSm” project.

Partnere per Femijet -  in support of the “Kruja COOL-tour - Creating routes toward employment and social inclusion for youth and women through promotion of Cultural Heritage in Kruja Municipality” project.

Art Kontakt -in support of the “Cultour: Cultural Heritage Promotion through creative and experimental tourism” project.

Qendra per Zhvillim Komunitar - in support of the “REVIVE THE PAST TO DRIVE THE FUTURE – Boosting cultural roots through all-inclusive, gender, environmentally-friendly digital and analogue approach” project.

Fondacioni Miresia - in support of the “Cultural Heritage in Young Hands” project.

Alliance for Citizens and Communities - in support of the “Bridging youth entrepreneurship with cultural heritage sites” project.

Tek Bunkeri - in support of the “Culture For Sustainable Development: The Untapped Potential” project.

MAM Foundation -  in support of the “I CAN TELL…” project.

ACFD - in support of the “PromoKULT – Development of cultural tourism of Kavaja Municipality” project.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?