Nga 1 korriku, programi shtetëror amerikan USAID pushon zyrtarisht së dhëni ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj që përputhen me politikat e administratës dhe që përparojnë interesat amerikane do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet, thuuhej në një deklaratë të shpërndarë nga DASH.
Edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka njoftuar zyrtarisht shpërbërjen e USAID-it si një agjenci e pavarur. Sipas tij, kjo shënon "fundin e një epoke të joefikasitetit të qeverisë të sanksionuar zyrtarisht".
The era of government-sanctioned inefficiency is OVER.
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) July 1, 2025
From now on, our foreign assistance programs will be accountable to the American taxpayer.https://t.co/6P38AwUzVO pic.twitter.com/qXQA2TataT
Për dekada të tëra, USAID qëndroi si pikë orientimi e ndihmës së jashtme amerikanë, që nga Amerika Latine deri në Afganistan. Reformat e shpejta të diktuara nga administrate Trump diktojnë tashmë që disa nga funksionet e saj të absorbohen nga Departamenti i Shtetit dhe forma e mëparshme e agjencisë të mos ekzitojë më.
Shumë kritikë pretendonin prej kohësh se USAID ishte një instrument ndikimi politik i maskuar si ndihmë humanitare. Tashmë nëse do të jepet, ndihmë e huaj nga SHBA, gjithçka do të bëhet hapur në linjë me politikën e jashtme amerikane.
Komente

Kjo tregon renie dhe krize intelektuale nga USA pasi po zbehet rajon dhe bote si deficit dhe rritje cmimi dhe stanjacion ! Na vjen keq per mikun (e ri ) pas 1991 , kot nuk thone mbaj mikun e vjeter ! Kina mbetet mik i vertete duhet te rishikohet
Përgjigju