Bota

Rubio njofton heqjen e vizave për studentët kinezë në SHBA! Rreth 1200 shqiptarë në ankth

29 Maj, 14:52| Përditesimi: 29 Maj, 16:54

  • Share

Praktikat për anullimin e vizave për studentët janë gati për të hyrë në fuqi dhe sipas Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, ato do të nisin në mënyrë agresive me studentët aktualë kinezë. Në listë, ata që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze ose që studiojnë në fusha kritike. Në një deklaratë, Rubio tha se Departamenti i Shtetit do të rishikojë gjithashtu kriteret e vizave për të përmirësuar shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhshme për viza nga Kina dhe Hong Kongu.

“Departamenti i Shtetit i SHBA-së do të punojë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të anuluar në mënyrë agresive vizat për studentët kinezë”, tha Rubio.

Masa vjen në vazhdën e përplasjeve me institucionet e arsimit të lartë të kohëve të fundit. Të martën Politico dhe media të tjera ndërkombëtare raportuan se një kabllogram i firmosur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëron ambasadat dhe konsullatat amerikane nëpër botë që ti pezullojnë intervistat e reja me kandidatët që aplikojnë për viza studimi në SHBA.

Administrata amerikane ka nisur të monitorojë edhe postimet e rrjeteve sociale të kandidatëve sipas raportimeve mediatike. Gjithnjë sipas tyre nuk është bërë e qartë se çfarë kërkojnë autoritetet, por kabllogrami i Rubios u referohet urdhrave ekzekutivë të nënshkruar nga Trump për të mbajtur "terroristët" jashtë Shteteve të Bashkuara dhe për të "luftuar antisemitizmin". 

Deri në botimin e këtij materiali, Report Tv nuk e ka të konfirmuar nëse urdhri i pretenduar në media është kërkuar të zbatohet në shërbimet konsullore në Tiranë.

Në SHBA sipas shifrave të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore në DASH, 1187 shqiptarë, rezultojnë studentë në universitetet amerikane në vitin 2024. Deri më tani nuk ka informacione nëse dikush përfshirë tek masat  nga masa për anullimin e vizës së studentit.

Përplasja e administratës amerikane me institucionet e arsimit të lartë nisi me Harvardin, të cilin iu ndërprenë një sasi e madhe fondesh. Departamenti I Sigurisë I revokoi universitetit më të vjetër amerikan programin e shkëmbimit të studentëve për shkak se kanë krijuar një mjedis të pasigurt në kampus duke lejuar agjitatorë anti-amerikanë dhe pro-terroristë të ngacmojnë dhe sulmojnë fizikisht individë, duke përfshirë shumë studentë hebrenj.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?