Marco Rubio

Bota

Rubio: Për të arritur paqen, Hamasi duhet të pushojë së ekzistuari si një lëvizje e armatosur

15 Shtator, 13:16| Përditesimi: 15 Shtator, 13:17

  • Share

1757830501_marcorubio.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një konferencë për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu tha se për të arritur paqen, Hamasi duhet të pushojë së ekzistuari si një lëvizje e armatosur.

"Populli i Gazës meriton një të ardhme më të mirë, por kjo e ardhme më e mirë nuk mund të fillojë për sa kohë që ekziston Hamasi dhe të gjithë pengjet lirohen", tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas takimit të tyre në Jerusalem.

Vizita e Rubios në Izrael erdhi pas sulmit izraelit të së martës ndaj Katarit, një vend ndërmjetësues, me qëllim vrasjen e udhëheqësve të Hamasit që u takuan në Doha për të diskutuar propozimin e armëpushimit të SHBA-së.


Lajmi kryesor:

Gati për pushtim, Izraeli vendos qindra tanke pranë qytetit të Gazës! Trump-Netanyahut: Kujdes me Katarin! Rubio: Hamasi duhet të eliminohet


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?