Marco Rubio

Bota

Rubio: SHBA-të do të 'hedhin në erë' grupet e huaja kriminale nëse është e nevojshme

5 Shtator, 07:20| Përditesimi: 5 Shtator, 12:55

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA-të do të “hedhin në erë” grupet e huaja kriminale nëse është e nevojshme, ndoshta në bashkëpunim me vende të tjera. Rubio njoftoi gjithashtu se dy nga bandat më të fuqishme në Ekuador, Los Lobos dhe Los Choneros, do të shpallen si organizata terroriste të huaja.

"Tani ata do të na ndihmojnë t'i gjejmë këta njerëz dhe t'i hedhim në erë, nëse kjo është ajo që duhet", tha Rubio gjatë një vizite në Ekuador. 

Komentet vijnë pak ditë pas një sulmi amerikan ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve, ku u vranë 11 trafikantë droge, anëtarë të një bande venezueliane. Sipas Rubios, SHBA nuk ka nevojë të veprojë në mënyrë të njëanshme me vende aleate si Ekuadori dhe Meksika, pasi qeveritë mund të ndihmojnë në identifikimin e objektivave. 

"Presidenti Trump ka thënë se dëshiron të shpallë luftë kundër këtyre grupeve sepse ata kanë shpallur luftë kundër nesh për 30 vjet dhe askush nuk është përgjigjur.Por nuk ka nevojë ta bëjmë këtë në shumë raste me qeveritë mike, sepse qeveritë mike do të na ndihmojnë.", shtoi Rubio. 

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, i ka mirëpritur lëvizjet amerikane, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe kthimin e bazave ushtarake të huaja në vendin e tij, që nga mbyllja e bazës së fundit amerikane në vitin 2009.

SHBA do të ofrojë gjithashtu 13.5 milionë dollarë ndihmë sigurie dhe 6 milionë dollarë për teknologji dronësh për të mbështetur luftën kundër narkotrafikut në Ekuador.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PLAKU.: 05/09/2025 08:59

    Tashmë kan gjetur punë Trampi e Rubio në justifikimin e rënies së dinjitetit t amerikës në botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?