Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një telefonatë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, dje në mbrëmje (7 mars).
Sipas deklaratës zyrtare, Rubio i përcolli homologut të tij mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili është i vendosur t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.
“Rubio theksoi se Trump synon një zgjidhje të shpejtë të konfliktit trevjeçar dhe nënvizoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Ndërkohë, një reagim ka ardhur edhe nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila komentoi sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në platformën X, Kallas deklaroi se sulmet masive të ndërmarra nga Kremlini gjatë natës tregojnë se Rusia “nuk ka interes për paqen”.
“Raketat ruse vazhdojnë të bien pa pushim mbi Ukrainën, duke shkaktuar më shumë viktima dhe shkatërrim. Putin, edhe një herë, tregon se nuk ka interes për paqen”, shkroi ajo.
Kallas, ish-kryeministre e Estonisë dhe aktualisht kryediplomatja e BE, shtoi se duhet që të rritet mbëshetja ndaj Ukrainës.
“Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake, përndryshe, edhe më shumë civilë ukrainas do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha ajo.
Komente

Estonia do rrit mbështetjen ushtarake hahahahah tani e trëmbët Putinin , rrini urtë ore palaco se një raketë jeni ju dhe zhdukeni nga harta
PërgjigjuPo Po nji raket jane.ne ate krah fli TI se Ska estonezi raketa.estonezet DHE norvegjezet ja kan Shell rusit ngusht ne 39 DHE 43 me shigjeta o plak.lexo historin nje here