Kryetari i Kuvendit Ruçi me besimtarët bektashinj

Kronikë

Ruçi: Mali i Tomorrit, monarku shpirtëror që ka bashkuar shqiptarët në dashurinë dhe mundimet e tyre për Shqipërinë

23 Gusht 2019, 15:26| Përditesimi: 23 Gusht 2019, 15:54

  • Share

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit ka nisur pak ditë më parë dhe është një shenjë sakrfice për të gjthë besimtarët bektashinj. Besimtarët bektashinj nga e gjithë bota kryejnë ritualin duke u ngjitur në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Me rastin e kësaj, kryetari i kuvendit Ruçi ka përshëndetur të gjithë besimtarët bektashinj dhe një përshëndetje  të vecantë ka për pelegrinët bektashinj nga Diaspora dhe sakrificën e tyre për t'iu bashkuar kësaj ceremonie të shenjtë.

Ruçi shkruan:"Ceremonia në Teqenë e Kulmakut nuk është thjesht një demostrim besimi e vuajtjesh, por një festival sakrificash e besimi për një botë, njerëz e jetë më të mirë, për ta bërë Shqipërinē një vend më të mirë  e të bekuar për të gjithë shqiptarët. Këto ditë na rikujtojnë se Atdheu dhe Toleranca janë  kryevlerat e legacisë dhe institutit shpirtëror të bektashinjve. Le të mësojmë dhe të vetedukohemi të gjithë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare.”

Sipas Ruçit, këto ditë rikujtojnë se Atdheu dhe Toleranca janë kryevlerat e institutit shpirtëror të bektashinjve dhe duhet të mësojmë dhe të vetedukohemi të gjithë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?