Ruçi mbledh 24 rektorë: Kuvendi dhe qeveria i detyrohen shumë arsimit

7 Tetor 2019, 13:48| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 15:22

  • Share

'Qeveria dhe Kuvendi ju detyrohen Universiteteve dhe studentëve shqiptarë'. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci gjatë një takimi të zhvilluar me rektorët e 24 universiteteve, publike dhe private.

Ruci tha se financimet në fushën e kërkim-zhvillimit nuk kanë qenë  në nivelin e duhur, pavarësisht angazhimit të qeverisë për të ndihmuar studentët përmes marrëveshjen që u firmos një vit më parë.

Por sipas Rucit pozitive është fakti që qeveria ka treguar ndjeshmëri për ceshtjet e arsimit të lartë.

Kreu i Kuvendit kërkoi dhe bashkëpunimin e universiteteve për fondin e bursave të studentëve ekselentë në kuadër të veprimtarive të 100 vjetorit të parlamentarizimit shqiptar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?