Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ditën e sotme ka shprehur një mesazh për ndarjen nga jeta të "Artistit të Merituar" Agim Krajka.
Ai shkruan se Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare, me krijimtarinë e vet artistike.
Ai shkruan se Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare.
Ruçi shtoi se artisti ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë.
“Fitues i rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej kulturës dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universale të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka.”, shkruan kryeparlamentari.
Mesazhi i plotë i Ruçit:
“Agim Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare. Me krijimtarinë e vet artistike, Krajka krijoi shkollën e vet origjinale muzikore, si një harmonizim i muzikës së lehtë dhe muzikës popullore. Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare: jugu e veriu, ka shkruajtur valle tropojane, dropullite e çame.
Agim Krajka ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë. Fitues i rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej kulturës dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universale të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kompozitori i njohur Agim Krajka humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjecare.