Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”

Politikë

Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”: Pandemia kërkon bashkëpunimin e qeverisë, stafit mjekësor dhe qytetarëve

14 Dhjetor 2020, 12:50| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 12:56

  • Share

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve  “Miqtë e fëmijëve” ditën e sotme është shprehur se pandemia qe po kalojmë kërkon bashkëpunimin  e qeverisë, stafit mjekësor dhe qytetarëve që kjo situatë të kapërcehet.

Ai foli në lidhje me pasojat ekonomike të cilat ka sjellë pandemia duku ju bashkëngjitur dhe pasojave fatale të tërmetit që tronditi vendin një vit më parë. Ai tha se qeveria po bënë maksimumin në mënyrë që të qëndrojë sa më pranë familjeve të prekura nga ky izolimi dhe ti ndihmoje në këto kohë të vështira.

Theksin Ruçi e ka vendosur te fëmijët, të cilët kanë ndjerë pasojat psikologjike të pandemisë ashtu edhe të tërmetit. Ata janë përballur me vështirësinë e mësimdhënies online duke thënë se një pjesë e familjeve nuk ka as mundësinë të suportojë këtë ndryshim në mënyrën e mësimdhënies, pra internetin, pavarësisht se numri i këtyre nxënësve nuk është i lartë.

Ai tha se identifikimi dhe ndihma për nxënësit në pamundësi për mësimdhënie online i takon Ministrisë së Arsimit.

“Ky Grup i Dëputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ka marrë përsipër të  jetë zëri i fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë, ne çdo moment te vështirë qe ata kalojnë. Mbrojtja e çdo fëmije dhe ndalimi i abuzimit te tyre janë misioni ynë si legjislatorë, si prindër dhe si qytetarë.”, tha Ruçi.

Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mbledhjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”:

“Pandemia Covid-19 ka shkaktuar probleme  shëndetësore, ekonomike,  psikologjike e sociale, dhe thellim te pabarazise e varferise ne te gjithe boten.

Përgjigjet e qeverisë së Shqipërisë ishin në një linjë me përgjigjet më të efektshme të mjaft qeverive të vendeve të zhvilluara. Pandemia po zhvillohet në dy faza dhe përgjigjet ndaj saj kanë qenë të ndryshme për secilën prej tyre.

Në valën e parë, kur  të gjithë u ndodhëm para të papriturës e të panjohurës, përgjigja ishte teknike dhe e menjëhershme: mbyllja e mjaft vendeve evitoi rrezikun e kolapsit te sistemeve shëndetësore, ekonomive, programeve sociale dhe te institucioneve në shumicën e vendeve të planetit.

Në këtë fazë të zgjidhjes teknike, pra mbylljes ose kufizimit të majft aktiviteteve, faktori kryesor ishte lidershipi i qeverive. Në këtë linje ishte edhe qeveria jone.

Ndërkohë qe burimet dhe aktiviteti ekonomik goditen prej pandemisë,  nevojat për mbeshtetje, sidomos për grupe të caktuara të popullsisë, u rriten.

Ekspertët dhe qeveritë e kishin të qartë se bllokimi i përhapjes së virusit nuk mund të ishte i plotë dhe përfundimtar dhe të gjithë prisnin një valë të dytë.

Veçoria e kësaj vale është se përgjegjësia e mbrojtjes nga virusi nuk është më vetëm në dorë të qeverive, por në dorë të qytetarëve.

Pra, ndryshe nga zgjidhja teknike gjatë valës së parë, vala e dytë kërkon një qasje adaptive,  me dy tipare:  e para, kjo përballje duket se do të zgjasë; e dyta, pa ulur përgjegjesinë e qeverive, tashmë përgjegjësinë e kemi të gjithë, përfshirë qytetarët; e treta, duhet të bëjmë kujdes që lajmet e mira për fillimin e vaksinimit të mos dekurajojnë njerezit dhe të mos ulin vëmendjen e institucioneve për zbatimin e masave mbrojtëse. 

Pandemitë dhe epidemitë nuk përballen dhe as shërohen si një operacion, ku kirurgu heq apandesitin dhe pacienti shërohet. Ato kërkojnë një bashkëpunim tripalësh, pra një ndarje të përgjegjësive midis qeverisë, ekspertëve e mjekëve dhe qytetarëve.

Nëse njera nga këto tri palë nuk funksionon, dalja prej pandemisë bëhet e vështirë, e zgjatur dhe me me shume kosto njerezore, financiare, po se po.

Kjo mënyrë përballimi mban parasysh faktin që ekonomia është hapur, tregjet po funksionojnë, shkollat dhe universitetet kanë  nisur mësimet, udhëtimet kanë filluar, ndonëse me kufizime.

Qasja adaptive do të thotë që sa më shumë hapemi, aq më shumë rreziku shtohet dhe aq më shumë kujdes duhet të bëjmë.

Duke iu rikthyer situatës në vend, pandemia shëndetësore imponoi një ekonomi pandemike dhe kjo goditi më shumë vendet me ekonomi të dobta si Shqipëria.

Te ne kriza e pandemise iu mbivendos asaj të dëmeve të tërmetit te 26 nentorit 2019.

Qeveria shqiptare u eshte gjendur familjeve dhe individeve te demtuar nga izolimi, duke ofruar pagesa per rreth 600.000 individe dhe biznese te vetepunesuar si pagese papunesie apo per te paguar punonjesit ne muajt e izolimit ekonomik. Gjate muajve te izolimit jane shperndare ushqime dhe mjete jetese per familjet me te varfra.

Jane trajtuar me page apo ndihme ekonomike punonjesit e papune te rregjistruar, por kane pasur probleme te identifikohen dhe ndihmohen punonjesit e papune dhe te parregjistruar.

Jane trajtuar me ndihme ekonomike familjet ne varferi, por nderkohe ka mjaft familje me te ardhura te uleta afer pragut te varferise, qe mund te kene pesuar ulje te ardhurash dhe qe duhen marre parasysh per te hyre ne programin e ndihmes ekonomike apo mbeshtetur me forma te tjera.

Siç shihet, nevoja per mbeshtetje eshte e madhe dhe ajo sfidon aftesite e sistemit tone ekonomik dhe social per te ndihmuar njerezit.

Kjo kerkon nga Ministria qe skema e ndihmes dhe mbikqyrja e nevojave te jene dinamike, fleksibile e gjithëpërfshirëse dhe te mos harrojme askend qe ka nevoje.

Izolimi dhe varferia, nën presionin e pandemisë, po rrisin rrezikun per dhune familjare, per shfrytezim per pune dhe abuzim te femijeve.

Po ndodhin dukuri për të cilat nuk na kishte shkuar meendja. Kanë filluar të  shtohen martesat e vajzave ne moshe te mitur, të cilat  pengojnë shkollimin e tyre dhe behen shkak per dhune dhe divorce me pasoja te rënda ekonomike dhe sociale.

Shendeti mendor i te rinjve e adoleshenteve po demtohet nga izolimi dhe vetmia. Ndjenjat e ankthit, pasigurise dhe fillesa të mendime te vetevrasjes jane dukuri që janë identifikuar gjatë këtyre muajve të vështirë.

Këto probleme jane edhe me serioze per femijet me paaftesi dhe te vendosur ne institucione te kujdesit shteteror si edhe per femijet e familjet qe u demtuan nga termeti.

Viti shkollor i kaluar pati nderprerje dhe veshtiresi te vazhdueshme dhe u perfundua me ane te mesimit onllain ne semestrin e dyte, një zgjidhje e detyruar  prej pandemise.

Nje pjese e madhe e femijeve e arriten ta ndjekin shkollen dhe te komunikojne me mesuesit edhe shoket e tyre, por kjo nuk ka qene e mundur per te gjithe.

Ka familje qe per shkak te probleme te varferise dhe izolimit ekonomik dhe shoqeror nuk kane internet dhe nuk kane pajisje te afta te komunikojne me internet apo pajisje smart qe t’i perdorin per kete qellim.

Numri i ketyre nxenesve nuk eshte i madh, por jam i sigurt që është më i madh se sa ai që kemi në statistikat tona, po te mbajme parasysh se  edhe në Evropën Perëndimore, ShBA e Kanada rreth 15 përqind e studentëve nuk kanë qasje në internet në shtëpi.

Duhet të mbajmë parasysh se, ashtu si në kontekstin botëror, edhe në vendin tonë, aksesi i pabarabarte ne mjete per mesimin dixhital dhe ne mbeshtetjen prinderore po thellojnë pabarazite ndermjet te rinjve.

Ndërkohë që të gjithë nxënësit te njejten te drejte te arsimohen si te tjeret, pandemia na pengon qe tua plotesojmë kete te drejtë.

A jane identifikuar nga Ministria e Arsimit keto familje dhe keta femije? Te pakten, shumica dermuese e tyre?

I keni identifikuar nevojat e tyre?

A eshte e mundur qe ministria se bashku me pushtetin vendor, por edhe me donatore t’i pajise ata me pajisje smart dhe me abonim interneti, se paku per pjesen e mbetur te vitit?

A ka nevoje per mbeshtetje buxhetore ne kete drejtim?

Mbyllja në shtëpi e fëmijëve gjatë pandemisë mund të ketë krijuar edhe rreziqe te tjera. Femijet qe kane akses ne internet mund të rrijnë gjithë kohën pas kompjuterit apo celularit.

Kjo lind nevojën e filtrimit e bërjes të sigurta të  burimeve të internetit. Kjo është detyrë e institucioneve përkatëse, të cilat duhet të merren më këtë çështje.

Por edhe prindet dhe familjarët kanë përgjegjësinë e tyre, për të mbikqyrur dhe kontrolluar femijët në perdorimin e internetit.

Siç e shihni, pandemia po shkakton një ridimensionim të funksioneve të mjaft institucioneve, madje edhe të familjes.

Sistemi parauniversitar ka filluar mesimet ne mes te shtatorit, ndersa universitetet u vendos fillimi i mesimit onllain. Fillimi i shkollës në kushtet  e pandemisë është një sfidë më vete.

Une do te sugjeroja qe Ministria, universitetet dhe shkollat te mendojne per skenare fleksibel, në mënyrë që edhe mësimet të kryhen, por edhe nxënësit, studentët dhe popullata të ruhen nga infektimet qe po rriten.

Edhe unë kam lexuar apo dëgjuar ekspertët që konstatojnë se fëmijët janë potencialisht më pak të prekur prej virusit. Por përvoja e këtyre javëve tregon se fëmijët mund të bëhen pa e kuptuar përhapës të virusit, duke mos i ndier vetë pasojat e infektimit. Kjo mund të ndodhë me mësuesit, me familjarët e tyre, por edhe në mjetet e transportit publik me të cilat udhëtojnë apo bnë mjediuse të tjera ku shkojnë fëmijët.

Shqetesimet që u ngritën në këtë mbledhje nga Avokati i Popullit, Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi, Koordinatorja e OKB-së, dhe partnerët e tjerë do të ndiqen me përparësi nga Grupi i Dëputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Ky Grup ka marrë përsipër të  jetë zeri i femijeve në Kuvendin e Shqiperise, ne çdo moment te veshtire qe ata kalojne. Mbrojtja e çdo femije dhe ndalimi i abuzimit te tyre jane misioni yne si legjislatorë, si prindër dhe si qytetarë.”

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?