Në fjalën e tij hyrëse të seancës së sotme, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ky Kuvend ka punuar në situatë të vështirë, duke iu referuar edhe braktisjes që i bëri opozita Kuvendit.
"Qëllimi ynë ka qenë për të ndërtuar një Shqipëri të fortë ekonomikisht, politikisht, një partnere më të denjë të aleatëve tanë të mëdhenj, BE dhe SHBA. Këto premtime dhe objektiva në fillim të legjislaturës janë realizuar. Vendi po përballet me dy ngjarje të mëdha si tërmeti dhe pandemia. Gjatë sesionit të kaluar realizuam 3 objektiva madhore, Gjykata Kushtetuese, reforma zgjedhore dhe marrjen e vendimit nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave. Deklarova në fillim të sesionit se me hir apo me pahir deklarova se GJK do të ndërtohej. Dhe ja ku jemi sot Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe e aftë për vendimmarrje.Në emër të Kuvendit, i bëj thirrja të gjitha institucioneve të përfshira për plotësimin e Gjykatës së Lartë që përshpejtojnë ritmet.
Të nderuar kolegë arritjet e kësaj legjislature dhe sesionit që kaloi marrin një vlerë të madhe duke pasur parasysh rrethanat e vështira. Përshëndes opozitën parlamentare për shërbimin që i bëri vendit. Kuvendi pranoi opozitën jashtë parlamentare që jo të sillej rrugëve për të kontribuonte për institucionet", tha ndër të tjera Ruçi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
B.K.//ReportTv.al