Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, me rastin e fillimit të misionit të saj në Shqipëri. Gjatë takimit u vu në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqis duhet të vazhdojnë të jenë e mirë. Ambasadorja Sophia Philippidou falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë së Greqisë për të punuar për zgjerimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi.
“Unë jam e angazhuar për nxitjen e kontakteve midis të dy vendeve dhe avancimin hap pas hapi të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe në aspekte të tjera.”, theksoi Ambasadorja Philippidou.
Ndërkohë Ruci i shprehu Ambasadores Philippidou gadishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të bashkëpunuar me Ambasadën në Tiranë për zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehu mirënjohjen për mbeshtetjen e Greqisë për hapjen e negociatave dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë. Kryetari Ruçi shprehu besimin se ky bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të thellohet, për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe besimit mes popujve tanë.
“Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një urë miqësie midis të dy vendeve. Puna e tyre tyre kontribon jo vetëm për ekonominë greke, por të ardhurat e tyre janë edhe një burim për zhvillimin e Shqipërisë. Minoriteti grek në Shqipëri është në shtëpinë e tij dhe Kuvendi, qeveria dhe institucionet shqiptare kujdesen dhe garantojnë që ky komunitet të gëzojë të gjitha të drejtat si shtetas shqiptarë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Komente
