Kronikë

Ruçi pret në takim zv.kryetarin e Komunës së Preshevës: Do punojmë për respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar

12 Korrik 2021, 12:47| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 12:57

  • Share

Me një dhuratë të veçantë është zhvilluar takimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare e njëkohësisht zv.kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ragmi Mustafa i ka dhuruar Ruçit Çertifikatën e Mirënjohjes së Partisë Demokratike Shqiptare për kontributin e tij në mbështetje të të drejtave dhe të ardhmes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Ruçi bën me dije se gjatë takimit është diskutuar për komunitetin e shqiptarëve në Preshevë dhe përpjekjet e partive shqiptare, si edhe të organeve qeverisëse për respketimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Ndërsa Mustafa i kërkoi Ruçit që të rritet mbështetja e Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ky i fundit ka pohuar se Kuvendi do të jetë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti. Por duke theksuar se të njëtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë na mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është e rëndësishme që forcat politike dhe organet e qeverisjes vendore në Luginë, pavarësisht dallimeve politike apo për çështje të tjera,  të jenë në koherencë të plotë dhe unitet midis tyre për çështjen kombëtare dhe të drejtat e popullsisë shqiptare në Luginë. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës si edhe diplomacia e të dy vendeve”, tha Ruçi. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?