Robert Benjamin dhe Gramoz Ruçi

Politikë

Ruçi pret kreun e NDI, Robert Benjamin: Jemi të interesuar dhe të hapur për bashkëpunim

28 Tetor 2019, 15:15| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 15:24

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,  priti drejtorin rajonal të Institutit Kombëtar Demokrat, Robert Benjamin, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokrat.

Kuvendi i Shqipërisë është i interesuar dhe i hapur për këtë bashkëpunim, i cili deri tani ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Gjithashtu është falenderuar Institutin Kombëtar Demokrat, posaçërisht Presidentin Derek Mitchell dhe Presidenten e Bordit Madeleine K. Albright, për vëmendjen ndaj Shqipërisë.

Shpresojmë që edhe projekti për parlamentin dhe edukimin qytetar që po zbatojmë bashkarisht të shënojë suksesin e bashkëpunimeve tona të mëparshme”, është shprehur Ruçi.

Drejtori rajonal i Institutit Kombëtar Demokrat, Robert Benjamin, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për eficiencën dhe produktivitetin e Kuvendit dhe të shërbimeve në bashkëpunimin me Institutin, si edhe për angazhimin e tij personal, i cili është një ndihmë e madhe në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Institutit Kombëtar Demokrat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?