Politikë

Ruçi reagon ndaj Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë! Të vendosur ta mbrojmë pa kompromis

15 Shtator 2019, 13:17| Përditesimi: 15 Shtator 2019, 13:22

  • Share

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i kthyer njëherazi përgjigje Presidentit Ilir Meta, duke i kujtuar se Parlamenti është i vendosur deri në fund që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dauti: 16/09/2019 00:32

    O ed dauti e ka pecionin si me berishen ashtu me ramen pas 10 viteve 12000 leke NE muaj pencioni rritet vetem me PROTESTA

    Përgjigju
  • edi: 15/09/2019 16:58

    Dauti kerkon serish demoratet qe skane asnje shenje te demokracise por per 25 vite vollen gjithcka nga kombi dhe i mbyllen me gjykata te korruptuara qe vareshin nga Berisha Po mos u merzit Gjykatat e reja ,do ti rikthejne te gjitha per gjykim dhe gjithcka fillon nga fillimi jo nga fundi Uroj qe te gjithe qe jane ndyre dhe te korruptuar te gjejne fundin

    Përgjigju
  • Dauti: 15/09/2019 13:25

    Protesta protesta dhe protesta per rrezimin e rilindjes ne pushtet qe Po varferon kete popull cdo dite

    Përgjigju
    • posht testa: 15/09/2019 15:34

      nuku lodhe duke thene posht testa posht testa/ ngri nje cader aty hani m..... sa te doni se pusht-tet ne tavolin per pusht-etaret hajdut te meparshem nuk ka.prandaj hani mm,,,,,,, sa te doni i fusni dhe nje dhalle me mbas tju beht dhjam panvarsisht se e keni harrem dhe jo hallall per trut qe keni.ato pak

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?