Kronikë

Ruçi takim lamtumire me Cutillon: Mirënjohje për ndihmën e Italisë për familjet e prekura nga tërmeti

17 Dhjetor 2019, 13:10| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 13:46

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e  Italisë, Alberto Cutillo, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Ruçi e përgëzoi Ambasadorin Cutillo për mandatin e tij të sukseshëm dhe kontributin në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Italia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë, partneri i parë tregtar dhe një nga donatorët kryesorë bilateralë të Shqipërisë, një fqinje dhe mike e  çmuar, e cila i është gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohë të mira e të vështira. Italia ka mikpritur dhe integruar emigrantët shqiptarë, me të drejtat e tyre ekonomike, sociale e politike. Mbi 560 mijë emigrantë dhe rreth 40 mijë sipërmarrës të niveleve të ndryshme jetojnë e punojnë aktualisht në këtë vend. Italia ka qenë dhe mbetet gjithashtu një avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë. Me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim produktiv. Shpreh gjithashtu mirënjohjen edhe për ndihmën ndaj familjeve dhe popullsisë së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadori Alberto Cutillo falenderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e bashkëpunimit me Italinë si edhe të misionit të tij në Tiranë. Ai konfirmoi se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen sepse edhe Italia  e konsideron Shqipërinë një partnere të rëndësishme.  Së shpejti në Tiranë do të vijë për vizitë edhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve Roberto Fico dhe kjo do të përbëjë një hap tjetër të rëndësishëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.

/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?