Kronikë

Ruçi takim me ambasadoren e Libanit: Momenti të njihni Kosovën

8 Tetor 2019, 13:05| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 13:08

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur ditën e sotme ambasadoren e Libanit në Shqipëri, Dona Barakat.

Ruçi vlerësoi nivelin pozitiv aktual të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa i ka kërkuar Libanit që të njohë pavarësinë e Kosovë.

“Ka ardhur momenti që Libani të njohë pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Ruçi në takimin që ka pasur me ambasadoren Dona Barakat.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Libanit janë historike dhe ato duhet të forcohen. Marrëdhëniet shumë të mira politike duhet të pasohen nga fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Kjo kërkon që marrëveshjet në proces për tu nënshkruar midis qeverive duhet të bëhen sa më shpejt funksionale sepse ato e lehtësojnë këtë bashkëpunim, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit dhe transportit”, nënvizoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?