Sot paradite Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Në takim ishin të pranishëm kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e OSBE-së Igli Hasani.
Ruçi e falënderoi Sekretarin Greminger për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-sënë 2020 dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Sekretariatin dhe institucionet e OSBE-së, si ODHIR, Komisionerin Lartë përMinoritetet, Përfaqësuesin mbi Lirinë e Medias dhe në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e ODIHR-it për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Shqipëria është e nderuar që do marrë këtë detyrë të rëndësishme, do të vijojë të jetë e angazhuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Greminger përshëndeti rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët po plotësojnë vendet ne Kuvend. Reforma zgjedhore dhe Reformat e tjera duhet të vazhdojnë me kontributin e deputetëve te rinj në parlament.
Sekretari i Përgjithshëm Greminger falenderoi Kryetarin e Kuvendit z.Ruçi për bashkëpunimin e ngushtë dhe produktiv midis Shqipërisë dhe OSBE dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet gjate presidencës shqiptare të OSBE në 2020. Aktualisht, po bashkëpunohet për përcaktimin e prioriteteve të Presidencës shqiptare te OSBE për vitin 2020.