Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së fundit të kryetarëve të Komisioneve u ka tërhequr vëmendjen e deputetëve që flasin nga makina kur janë në Komisione.
Ruçi ka kërkuar seriozitet nga ana e tyre, pasi pavarësisht se mbledhja është online, ajo ndiqet nga të gjithë qytetarët.
“Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve. Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina. Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni", tha Ruçi
Bravo zoti Ruçi !
Përgjigju