Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Politikë

Ruçi, uron homologun e Maqedonisë së Veriut në ditën e pavarësisë: Jemi partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare

8 Shtator 2021, 13:23| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 13:26

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë.

Ai shkruan se në këtë ditë të shënuar, dëshiron që Republika e Maqedonisë së Veriut të avancojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë, rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe integrimit evropian.

Kryparlamentari, ka dërguar edhe një urim të veçantë për “vëllezërit shqiptarë” që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojnë në zhvillimin, progresin dhe rrugëtimin evropian të vendit.

Ruçi shprehet se dy vendet janë partnere të ngushta në NATO dhe se së bahsku po presin mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare.

Letra e Ruçit:

Me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta.

Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj që Republika e Maqedonisë së Veriut të avancojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë, rritjes së mirëqënies së qytetarëve dhe integrimit europian.

Një urim të veçantë kam për vëllezërit shqiptarë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kontributin e tyre të pazëvëndësueshëm në zhvillimin, progresin dhe rrugëtimin europian të vendit Tuaj, si edhe shërbimin si një urë miqësie midis dy vendeve e dy popujve tanë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe unë kam bindjen që kjo do të ndodhë sa më shpejt.

Ne kemi të drejtë të jemi krenarë për rolin dhe kontributin që Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë dhënë dhe do të vazhdojnë të japin në forcimin e miqësisë dhe rrugëtimin evropian të vendeve tona. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?