Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi homologes së tij Viktorija Čmilytė-Nielsen me rastin e 103-vjetorit të pavarësisë së Lituanisë.
Ruçi shkuan se marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga të dy palët po ,tregohet vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Kryeparlamentari shprehu edhe mirënjohjen ndaj Lituanisë për qëndrimin e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare.”, shkruan në letrën e urimit Ruçi
Letra e plot e Ruçit:
“Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Lituanisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.
Shpallja e Aktit të Pavarësisë së Lituanisë ishte një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e popullit lituanez.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga të dy palët po tregohet vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Shqipëria i është mirënjohëse Lituanisë për qëndrimin e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Linas Linkevičius, më 04-05 mars 2020, ishte një kontribut i rëndësishëm në vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë.
Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare.”
Komente
