Kultura

Rudina Ciko e Fatos Qerimaj, koncert në Katedralen Ortodokse! Interpretime në piano dhe klarinetë si pjesë e 'Pianodrom'

17 Dhjetor 2024, 09:11| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 10:05

  • Share

Një program të veçantë, ndryshe nga standardi klasik, i sjellë për publikun muzikë bashkëkohore nga kompozitori Aleksandër Peçi, ka sjellë koncerti i mbajtur mbrëmjen e së dielës në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Rudina Ciko dhe Fatos Qerimaj, dy emra të njohur të muzikës shqiptare, një pianiste dhe një klarinetist janë bërë bashkë në koncertin e titulluar “Duo e tastierave të shpirtit”, duke sjellë për të pranishmit tre vepra të Peçit: dy sonata të tij, njëra prej të cilave, erdhi premierë, sonata “Lacrimosa” si homazh për Ethem Qerimajn si dhe një ekstrakt nga muzika e njohur e filmit “Gjeneral Gramafoni” e kompozuar nga Peçi.

Një pjesë e rëndësishme e koncertit ishte muzika e njohur klasike, e popullarizuar ndërkombëtarisht, si: “Vallja hungareze” e Brahmsit, “Elise” por edhe pjesa “Për Jorgjicën” nga Fatos Qerimaj.

Koncerti ishte pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “Pianodrom”, që këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të dhe sjell në skenën shqiptare rreth 80 vepra muzikore, 10 koncerte, 21 premiera botërore veprash shqiptare dhe 25 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria, Parisi, Salsburgu, Viena, Grazi dhe Praga.

B.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?