Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj: Tentova një vit më parë për një beb, por akoma nuk jam gati

14 Nëntor, 18:24| Përditesimi: 14 Nëntor, 18:27

  • Share

Aktorja Rudina Dembacaj zhvilloi së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Mes pyetjeve të ndryshme për jetën e saj nuk kishte si të mungonte edhe ajo për zgjerimin e familjes.

Kur një ndjekës e pyeti se ‘kur do vijë bebi’, aktorja pohoi se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.

Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga pyetjet për bebin aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje, por megjithatë ajo thekson se njerëzit nisen nga dëshira e mirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?