Politikë
Top 24

Rudina Hajdari jep rrogën për shkollën që u sulmua nga PD-ja në Shkodër

7 Korrik 2019, 13:36| Përditesimi: 7 Korrik 2019, 13:39

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar dy ditë më parë shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, një klasë e së cilës u dogj nga mbështetësit e opozitës, pasi ishte zgjedhur të shërbente si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Hajdari premtoi se do të jepte rrogën e saj si deputete për rregullimin e shkollës, por pas vizitës ka konstatuar se investimi është bërë nga Bashkia e Shkodrës. Megjithatë, ajo shprehet se rrogën e kaloi për të blerë librat artistikë dhe një kompjuter. "Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambientet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019. Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka, u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

Gjithashtu, në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbejë dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të këndshme" shkruan Rudina Hajdari.

Komento

Komente

  • Roxher: 07/07/2019 17:42

    E bija e te atit ajo vajze.Zemren e madhe dhe burrneshe.Bravo.

    Përgjigju
  • Iliri: 07/07/2019 16:52

    Nje gjest simbolik e positiv qe duhet vleresuar. Mund te ndermarre edhe nje nisme ligjore si deputete: rritjen e denimit me burg per ata qe cenojne shkollat

    Përgjigju
  • Popull: 07/07/2019 16:09

    Do ishe me mire rrogen ta leje per nje fukara qe ska BUKE per te ngrene se SHKOLLEN e riparon BASHKIJA me taksat e popullit SHUME SHPEJT PRITET ANTARSIMI YT NE GRUPIN ERILINDJES

    Përgjigju
  • tani: 07/07/2019 14:54

    Pse moj vajze? I vjedhin komitat e Bashkis moj vajze, I perdorin per molotove,sendvice pe protestuesit me border ne bashki.Gabim!!!!!!

    Përgjigju
  • qytetare: 07/07/2019 14:23

    Rudina ti je shkolluar ne perendim je edhe e plagosur se te kane vrare babain bishat e terbuara prandaj mundohu te besh me te miren per ne popullin tone te telendisur nga kjo opozite rrugesh

    Përgjigju
    • Klodian: 07/07/2019 17:41

      Bravo Rudina ...kombi yn ka nevoj per njerez si ti qe je ndjeksa e gjurmeve te babait tend te pavdekshmit Azem Hajdarit !

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?