Në seancën e sotme plenare, Vasilika Hysi i ndërpreu fjalën Rudina Hajdarit duke mos e lejuar që të replikojë nga foltorja e Kuvendit me ministren Balluku që i përmendi emrin teksa po fliste për rrugën Milot-Fier. Hajdari e kërkoi fjalën për procedurë, dhe tentoi që t'i përgjigjej Ballukut, por Hysi i ndërpreu fjalën duke mos lejuar replikën.
Debati
Rudina Hajdari: Kam një përgjigje për zonjën Balluku, e cila erdhi këtu dhe kishte marrë një zell të jashtëzakonshëm për të
Vasilika Hysi: Por kjo është replikë, nuk është procedurë, ju lutem nëse e keni për procedurë, për procedurë
Rudina Hajdari: Vetëm një përgjigje për zonjën Balluku
Vasilika Hysi: Ju lutem, ne duhet të jemi model për të respektuar rregulloren. Nëse e keni procedurë ju e dini rregullin, nëse e keni replikë thirreni zonjën Balluku bën i një seancë dëgjimore
Rudina Hajdari: Dy minuta, se e kisha kohën për replikë se më përmendi emrin, më lejoni dy minuta se më përmendi emrin dhe nuk isha në sallë.
Vasilika Hysi: Ndërpritjani fjalën të mësoheni të mësojmë rregulloren