Rudina Hajdari konfirmon divorcin, flet ish deputetja pa dorashka dhe tregon çfarë marrëdhënie ka sot me ish-bashkëshortin

19 Nëntor 2022, 08:09| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 08:13

  • Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është diskutuar prej kohësh se është divorcuar me partnerin e saj. Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet.

Kjo e fundit i la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.

Ajo ka folur edhe më parë për vështirësitë e marrëdhënies në distancë, por e pyetur së fundmi në D-Night nëse është një lajm i vërtete, Rudina Hajdari e konfirmoi.

“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se çifti janë edhe prindër të një vajze, 7-vjeçares Sihana.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?