Hajdari në 'Pa Protokoll': Bandat në Elbasan, të veshura me pushtet nga forcat e vjetra politike! Provokuan me militantë, asnjë i arrestuar nga përplasja

19 Mars 2021, 21:32| Përditesimi: 19 Mars 2021, 22:02

  • Share

Kandidatja për deputet e ‘Nismës Thurje’, Rudina Hajdari thotë se bandat në qytetin e Elbasanit janë të veshura me pushtet dhe nuk janë ndëshkuar për vite me radhë. E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, duke ju referuar përplasjeve që ndodhën Ditën e Verës’, Hajdari nënvizoi se ndëshkimi i këtyre bandave duhet të ishte kryer me kohë, dhe jo të pritej ajo ditë për 'ti identifikuar. Po ashtu Hajdari shtoi se nga gjithë ajo përplasje nuk ka asnjë person të shoqëruar në polici. Sipas Hajdarit, partitë politike atë ditë provokuan me flamuj dhe me militantë.

‘Ajo çka ndodhi në Ditën e Verës, ishte një ditë festime dhe shumë pranë aty, ndodhi një përplasje dhe ajo ishte një përplasje e shëmtuar dhe asnjë nga qytetarët e Elbasanit nuk e donin. Shfaqja ishte shumë e shëmtuar dhe shfaqi një anë politikë të dhunshme që ne e kemi parë për vite me radhë. Kjo është e inskenuar. Kanë kohë që bandat janë të pranishme në Elbasan, dhe nuk e them unë. Bandat janë të veshura me pushtet nga të gjitha anët. Janë të veshura me pushtet nga forcat e vjetra politike, PD, PS, LSI. Pjesa e ndershme qytetare është e lënë tërësisht në harresë.

Ndëshkimi i këtyre bandave duhet të kishte ndodhur me kohë, nuk duhet të pritej 14 marsi për t'i identifikuar. Fakti që ata ndodheshin aty, nëse janë të veshur me vepra penale në të gjithë atë incident duhet të kishte të arrestuar. Në këto ngjarje, pse nuk ndodhi asgjë e tillë, ky është një indikator alarmant. Është faji i politikës që elementët kriminale nuk janë dënuar në Elbasan.  Ata vijnë në Elbasan në Ditë Vere dhe vjen dhe provokon me flamuj dhe militantë, këta duan që të krijojnë këto lloj skenash. Është një lloj mënyre për t'i dhënë alarmin gjithë Shqipërisë se ja çfarë ndodh. Ne nuk duam të shohim muskujt e të gjithë politikanëve që na kanë treguar prej vitesh.’- tha Hajdari.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 20/03/2021 05:01

    ja ajo ishe partia jote dhe ajo mamaj jote gjykatse ata jane shkaktaret e ketyre

    Përgjigju
  • Malesori: 20/03/2021 04:37

    Bandat ishin të gjithë me çanta në shpinë. Nëse shikohet gjatë videos ata tentojmë të fusin dorën në çantë sepse aty kishin armë. Policia ishte inekzistente. Pjesëtarë të bandës mund ti kërkosh internet me emra dhe do ti gjesh ke lajmet e rrëmbime e të personave apo ke zbulimi I atyre armëve në paper të natos nga policia mirepo sot e kësaj dite janë lënë të lirë. Në Elbasan nuk votohen partitë politike por kush bande e politikës do të kryesojë trafikun e drogës në europe. Elbasani është cpopulluar duke ikur qytetarët nga frike. 75 mijë qytetarë janë larguar në emigracion. 1/3 e Elbasanit. Të tjerë presin të shkojnë sa te hapen kufijtë. 59 shkolla parashkollore janë mbyllur. Varfëria në kulm. Bandat dhe droga bejne ligjin. Qytetari kërkon kushte më të mira jetese që nuk ti ofron ekonomia e ndershmërisë. Trafiku dhe krimi është kthyer në një gropë septike që po rrëmben të rinjtë duke i joshur me para. Elbasani është bere si Meksiko ose Palermo. Vetëm mond koseni mund të shfarosje bandat përsëri. Politikanët bejne demagogji.

    Përgjigju
    • Bbb: 20/03/2021 10:05

      Pasqyrim i sakte

  • Tirona: 19/03/2021 22:16

    Ca thote kjo asnje i arrestuar, ke te arestojne te gjithe ate turme qe ishte aty! ore ngrej zerin te arestohen ata gjyqtare qe i largoi vettingu dhe mos tna futen nga penxerja duke u mare me profesionin e avokatit, po kete ze ti nuk e ngre se ke jotem ne ate korrupsion galopant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?