Kryetarja e Grupit parlamentar demokrat Rudin Hajdari ka kritikuar presidentin Ilir Meta që nuk ka bërë asnjë tentativë për t'u takuar me asnjë deputet të opozitës. Ajo vë në dukje edhe takimin e kreut të shtetit me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili si përfaqësues i kësaj partie në vend të kryetares Monika Kryemadhit e cila është edhe bashkëshortja e Metës. Ndërsa në një reagim të dytë ajo thumboi kreun e shtetit për dekretet e firmosura për zgjedhjet lokale.
"Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruan Hajdari.
Postimi i Rudina Hajdarit
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi i cili thotë se është shumë i zhgënjyer që Rudina Hajdari nuk e respekton heshtjen zgjedhore të partisë së saj që shkon nesër në votime, duke e akuzuar këtë të fundit se po e shpërdoron mbiemrin Hajdari deri sa e ëma të kalojë vettingun.
“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton "heshtjen zgjedhore" të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun”, shkruan Blushi.
Reagimi i Tedi Blushit
Rudina Hajdari i është përgjigjur edhe këtij reagimi duke thënë se presidenti duhet të ketë kujdes kur shkruan dekrete dhe çdekrete.
"Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem. Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora", shkruan Hajdari.
Rudina Hajdari
Komente

Kjo sec ka dicka qe te terheq...oh zot...edhe dy tekila...ah po menyren se si flet
PërgjigjuRudine futu ne kursin e gjuhes shqipe se ke shum nevoj ne te shprehur dhe te shkruajtur .
PërgjigjuRudina qe seshte askushi ben si karagjoze
Përgjigjuku ta takoj gruan,,njeri ri me qente,tjetra me bucet
PërgjigjuZonja Hajdari nuk ka bere fushate pasi nuk ka bere premtime. Ka thjeshte konstatuar realitetin dhe faktet. Sa cudi qe keshilltari i presidentit njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ne kundershtim me presidentin?! Me vjen mire qe presidenca e konsideron reformen ne drejtesi si reale dhe te sukseshme, ka besim tek gjykatat dhe kolegji zgjedhor. Peshku merr ere nga koka, prandaj eshte nga aty qe do te fillohet, pa merak.
Përgjigjumoniken e ka duke i mbajtur organizaten kriminale nen kontroll.
PërgjigjuMilitantat e PD, jan gadi qe , cdo ze kundra partis,edhe ne qot i drejt. Keto jan gadi te kalojn ne sulme dhe fyerje, ndaj nje zonjet, qe meriton rrespekt. Sepse pat guximin, ti thoshte gjerat ashtu sic jan. Shum rrsspekt per key zonje
PërgjigjuPo Monika e zhdep ne dru moj Rudine
Përgjigju