Deputetja demokrate Rudina Hajdari para nisjes së fjalës së saj në Kuvend, ka kërkuar nga kolegët deputetët në sallë që të mbahen një minutë heshtje për vitkimat e 2 prillit.
“Në radhë të parë meqë dje ishte 2 prilli do doja të mbanin një minutë heshtje për martirët e demokracisë”, u shpreh Hajdari.
Thirrja e saj u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha: U prehshin në paqe.
2 prill shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Lajmi kryesor:
Rama: Nëse KE do reformën zgjedhore para vendimit për negociatat, e miratojmë pa PD-në...sipas OSBE-ODIHR
/G.M./ReportTv.al