Deputetja Rudina Hajdari, ka marrë pjesë së fundmi në një darkë të organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Gjatë këtij eventi, Hajdari ka takuar edhe aktorin e njohur Arnold Schwarzenegger, me të cilin ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa foto, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin: 'Nuk ka nevojë për prezantim.'
Në kuadër të kësaj Asambleje, Hajdari ka takuar edhe senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët thotë se diskutuan rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.
'Në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vienë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Bashkë me Senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker diskutuam rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta kundër korrupsionit ishte kryefjala e të gjithëve bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë.'- shkruan Hajdari.