Politikë

'Mirënjohëse për protestën paqësore', Rudina Hajdari: Vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave

26 Maj 2019, 15:52| Përditesimi: 26 Maj 2019, 16:10

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme nga opozita.

Hajdari ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët dhe protestën paqësore, ndërsa ka thënë se vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme.

"U jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në protestën e mbrëmshme dhe mbajtën një protestë paqësore. Ndërsa vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme, kjo betejë është në emër të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake", shkruan Hajdari.

Kujtojmë se Rudina Hajdari ishte pjesë e delegacionit të Shqipërisë në Holandë ku së bashku me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla zhvilluan disa takimet zyrtare në Parlamentin e Holandës për të lobuar për hapjen e negociatve të Shqipërisë me BE-në.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?