Sport

'Ruleta ruse' nderon Brazilin, 'seleçao' mposht Paraguajin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

28 Qershor 2019, 10:00| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 10:02

  • Share

Brazili është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Amerikës pasi ‘seleçao’ ka kaluar falë ruletës ruse Paraguajin në çerekfinalen. Skuadra e Titte-s e dominoi takimin përgjatë gjithë 90 minutave, por në çdo rast e pati të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës, duke bërë që kohë e rregullut të mbyllet me shifrat 0-0. Madje Brazili për gati 30 minuta luajti me një lojtar më shumë, pasi në minutën e 58 Balbuena doli me karton të kuq.

Për të zgjedhur fituesin takimi kaloi direkt te 11 metërshat, duke i rikthyer Brazilit fantazmat e eliminimit pasi Paraguaji në dy raste, 2011 dhe 2015, e kishte eliminuar ‘seleçaon’. Gjithsesi këtë herë rezultoi ndryshe pasi Alisson bëri mirë që në penalltinë e parë. Në tentativat në vijim Firminho gaboi për Brazilin, por vendimtare ishte gjuatje jashtë kuadratit e Gonazales, që i dha fund këtu aventurës së Paraguajit në Kupën e Amerikës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?