Në foto 'Rulot'-i i ngarkuar me kanabis

Kronikë

‘Rulot’-i me kanabis/ Report tv zbardh detaje, arrestohet shoqëruesja e turistit italian

28 Qershor 2018, 12:34| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 12:43

  • Share

Report tv ka siguruar detaje të reja nga droga e kapur dje në Sarandë, ku policia bllokoi në Qafën e Gjashtës një "Rulot", i cili drejtohej nga një turist italian. Agjentët dyshonin se në këtë automjet po transportohej lëndë narkotike dhe për këtë shkak e kanë shoqëruar në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.

Ndërkohë sot nga verifikimet rezultoi se brenda në mjetin "Rulot", ndodhej një sasi prej 363 kg hashash, e cila u sekuestrua nga policia. Sipas burimeve për Report tv rezultoi se janë bllokuar 97 kg drogë e përpunuar “çokollatë”.  

Hashashi ishte paketuar në 321 pako. Ndërsa droga e përpunuar ‘çokollatë’ ishte e paketuar në 94 pako. Ndërkohë sot u arrestua dhe shoqëruesja e turistit italian, Dominga Silvestri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?